Programi i Binjakëzimit

Binjakëzimi është një instrument i Bashkimit Evropian për bashkëpunim institucional mes Administratës Publike të Shteteve Anëtare të BE-së(ShA) dhe shteteve përfituese (ShP). Fillimisht u krijua në vitin 1998 për të ndihmuar shtetet që në atë kohë ishin shtete kandidate të përfitojnë aftësitë dhe përvojën e duhur për të adoptuar, implementuar dhe zbatuar legjislacionin e BE-së.

 

Më saktë, në rajonin IPA, Binjakëzimi ka për qëllim të sigurojë mbështetje për transponim, zbatim dhe implementim të legjislacionit të BE-së (acquis-it të Bashkimit). Binjakëzimi përforcon kapacitetet e administratës publike të Shteteve Përfituese, duke rezultuar në zhvillime pozitive dhe progresive në tërë rajonin.