Qellimi i Projektit

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë për zhvillim të qëndrueshëm të vendit duke forcuar kapacitetet administrative në sferën e menaxhimit me ujërat dhe të bëjë përmirësim të cilësisë së ujit duke mbështetur implementimin e ligjeve që kanë të bëjnë me menaxhimin e ujërave duke përfshirë edhe Direktivën 2007/60/EC për vlerësim dhe menaxhim të rreziqeve nga vërshimet dhe ndryshime klimatike.

 

Qëllimi i projektit është forcimi i kapaciteteve administrative në sferën e menaxhimit të ujërave duke implementuar acquis-në e duhur të BE-së. Në veçanti, projekti do ndihmojë organet kompetente në përgatitjen e Planit për Menaxhim me Pellgun Lumor të Vardarit dhe në përafrimin dhe implementimin e akteve nënligjore në sferën e monitorimit të ujërave dhe në lëshimin e lejeve për përdorim të ujërave.