Lajmerim per shtyp

Ceremonia e hapjes së Projektit të Binjakëzimit të financuar nga BE-ja:

“Forcim i kapaciteteve për implementim të legjislacionit të BE-së në sferën e cilësisë së ujërave”

  

Të mërkurën, më 31 maj, me fillim në orën 14:00, në Qendrën Informative të BE-së do të mbahet ceremonia e hapjes së Projektit të Binjakëzimit i financuar nga BE-ja: “Forcim i kapaciteteve për implementim të legjislacionit të BE-së në sferën e cilësisë së ujërave”. Të pranishëmve do iu drejtohen përfaqësues të lartë nga Delegacioni Evropian, nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe nga Ambasada e Vendit Anëtar që është partner kryesor i projektit.

 

Me identifikimin e nevojës për përmirësim të menaxhimit me cilësinë e ujërave në vend, Bashkimi Evropian, përmes Instrumentit për Ndihmë për Para-aderim, e financon projektin “Forcim i kapaciteteve për implementim të legjislacionit të BE-së në sferën e cilësisë së ujërave”. Ky projekt ka kohëzgjatje prej 21 muajsh (maj 2017 – janar 2019) dhe buxhet prej 1.2 milionë eurosh.

 

Institucionet kryesore përfituese janë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike. Partnerë kryesorë nga ana e BE-së janë Agjencia e Mjedisit e Austrisë, Ministria e Mjedisit Jetësor e Republikës së Lituanisë dhe Instituti Nacional i Shëndetit Publik nga Holanda.

 

Qëllimi kryesor i projektit është forcimi i kapaciteteve administrative në sferën e menaxhimit të cilësisë së ujërave përmes zbatimit të legjislacionit të BE-së. Më saktë, ky projekt do u ndihmojë përfituesve në përgatitjen e Planit për Menaxhim të Pellgut Lumor të Vardarit si dhe në përafrim dhe implementim të akteve nënligjore në fushën e monitorimit të ujërave dhe në fushën e lëshimit të lejeve për përdorim të ujërave.

 

Ju lutemi gjeni të bashkangjitur agjendën e evenimentit.

 

Ftohen gazetarët dhe fotografët të raportojnë mbi këtë ngjarje.

 

Informata më të hollësishme lidhur me projektin:


Z. Ylber Mirta, Këshilltar Rezident i Binjakëzimit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,  Tel:  +389 76 455 405; Email: i.mirta@moepp.gov.mk

 

Për informata lidhur me këtë Komunikatë për Shtyp, ju lutemi kontaktoni z. Konstantin Jovanovski, Zyrtar për Shtyp dhe Informacion. Tel: +389 (0)2 3248 500. E-mail: konstantin.jovanovski@ec.europa.eu

 

AGJENDA [PDF, 269KB]